Princ William dhe Kate reagojnë mes rikthimit të skandalit të Princ Andrew
“Boyz II Men”, një ndër grupet më të mira të të gjitha kohërave, me albume jo pak të shitura e që kanë ditur të bëjnë mirë muzikë ‘rhythm & blues’ janë nderuar me një yll në “Hollywood Walk of Fame”.
Janë mëse 60 milion albume të shitura në të gjithë botën, çka ka bërë që grupi të meritojë edhe yllin e 2456 në këtë bulevard i cili është shndërruar në një vend peligrinazhi.
Pjesëtarët e grupit, Nathan Morris, Shawn Stockman, Wayna Morris dhe Michael McCary kanë qenë të pranishëm në zbulimin e yllit në nder të tyre.
Kjo është një ndër ato banda që ende performon për fansat, por pa McCary-n i cili është larguar nga grupi në vitin 2003. Ceremonia e zbulimit të yllit në nder të grupit u shënua vetëm 6 ditë përpara koncertit të tyre në qytetin e 17-të europian.
Grupi u formua në Filadelfia, në një shkollë arti në vitin 1988 dhe albumin e parë e publikuan në vitin 1991, album ky i cili u shit më shumë se 9 milionë kopje dhe në vitin 1992 ata u çmuan në Grammy Awards për performancën më të mirë ‘R&B’.
Në vitin 1993 po në çmimet Grammy u nderuan në të njëjtën kategori me “End of The Road” dhe çmimin e tretë Grammy e fituan në vitin 1995 me “I’ll Make Love To You” dhe me albumin “II” u shpall më i miri i muzikës “R&B”.
Top Channel