40-vjeçare, Gwyneth Paltrow vazhdon të ketë një fizik që bën të ndihen ziliqare shumë femra më të reja se ajo.
Sekreti? Një dietë e veçantë që ajo ndjek për të ruajtur linja perfekte. Në faqen e saj të internetit, aktorja zbuloi formulën, e cila bazohet më shumë në hartimin e një plani të shëndetshëm ushqimi me pak yndyrrna dhe sheqerna, se sa në privimin prej tyre.
Në planin e saj ushqimor, përfshihet një mëngjes dhe një darkë të pasura me proteina, midis të cilave është një drekë me ushqime të përzgjedhura nga një listë e mëparshme.
Nuk është e rëndësishme vetëm ndjekja e planit dietetik, por edhe marrja e disa suplementeve, të cilat Paltrow i ka publikuar së bashku me planin e saj dietetik.
Sipas të dhënave, 50 mijë persona i janë nënshtruar këtij programi deri tani, duke arritur rezultate të shkëlqyera.
Top Channel