Ish-gruaja e Woods shkatërron shtëpinë 12 mln $

06/01/2012 13:35

Divorci mund të jetë një forcë shkatërruese në jetën e një njeriu. Ka nga ata që djegin rroba, hedhin çarçafët dhe djegin gjithçka që lidhet me kujtimet e përbashkëta.

Megjithatë, kur nga divorci fiton një pasuri prej 100 milion dollarësh, mund t’i lejosh vetes të shkatërrosh gjëra edhe më të kushtueshme se këto. Ish-gruaja e golfstit Tiger Woods, Elin Nordegren, vendosi të shkatërrojë vilën e mrekullueshme në Palm Beach, në Florida, e cila kushtonte 12 milion dollarë.

Shtëpia, e cila kishte gjashtë dhoma gjumi dhe tetë tualete, është rrafshuar me tokën dhe nuk është ende e qartë se çfarë ka ndërmend të ndërtojë modelja suedeze në vend të saj, edhe pse me shumën që ajo ka në bankë, duket se diçka e tillë nuk ka ndonjë rëndësi të madhe.

FOTO GALERI
2/2
Si eshte sot vila e saj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA