Skulptura, pasioni i Ewan McGregor

05/01/2012 19:45

Ewan McGregor ka zbuluar se pasioni i tij, përveç familjes (të përbërë nga bashkëshortja dhe katër vajzat) dhe kinemasë, është skulptura.

“Më pëlqejnë shumë punët krijuese. Do doja të isha një skulptor, të rrija në vetmi dhe të krijoja gjëra. Më pas, të kthehesha në shtëpi i rrethuar nga fëmijët”, shprehet aktori për revistën ‘GQ’.

Protagonisti i ‘Moulin Rouge’, do të marrë një periudhë pushimesh për tu përkushtuar plotësisht ndaj familjes dhe vetes.

“Nuk e di çfarë do të bëj, nuk kam bërë plane konkrete. Më pëlqen Amerika e Jugut”, shtoi McGregor.

Top Channel