Nuk është shumë e zakonshme që të shikosh Cristiano Ronaldon, përkrah të dashurës së tij dhe në radhën e dytë të stadiumit, atëherë kur zhvillohet një klasike midis Realit dhe Barcelonës.
Kuptohet, nuk ishte një prej atyre ndeshjeve kur ai është gjithmonë protagonist, por një duel midis dy skuadrave më të mëdha spanjolle edhe në basketboll. Ajo që bëri përshtypje ishte fakti që portugezi, nuk pranoi bileta të “klasit” të parë, duke zgjedhur që të ruante një profil më të ulët, pas disa spektatorëve të tjerë.
Megjithatë, kjo nuk e pengoi Ronaldon që të dukej i tensionuar sa herë që Barça vendoste në vështirësi madrilenët, të cilët gjithsesi arritën të bënin diferencën dhe të fitonin në fund me vetëm katër pikë avantazh.
Ky ishte prezantimi i parë në publik i Ronaldos dhe Shayk, të cilët u ndanë gjatë një periudhe të shkurtër pushimesh në fund të 2011-s për arsye pune. Ndërsa futbollisti zgjodhi të shijonte disa ditë në vetmi në plazh, rusja kreu një fushatë publicitare për veshje të brendshme.
Top Channel