Protestë për çmimin e shpronësimeve në Bradashesh

05/01/2012 00:00

Pronaret e tokave në komunen Bradashesh, ku do kaloje rruga e re Tiranë-Elbasan protestuan sot kunder çmimit të shpronësimeve.

Çmimi vendosur eshte 430 leke per meter katror ndersa ata thone se ky cmim duhet te ishte 2.600 leke per meter katror.

Nje grup i pronareve te tokave ku do kaloje rruga e re kane kerkuar takim me kryekomunarin. I gjithë takimi është shoqëruar me debate të ashpra, duke mos gjetur asnjë rrugëzgjidhje. Sallaku është shprehur se çmimmet e tokës janë vlerësuar sipas kategorisë së tokës.

Banorët pretendojnë se toka e tyre ështe e kategorisë së pare, dhe jo e kategorisë së 3 apo 4 që e ka vlerësuar qeveria. Nëse qeveria nuk do të bëjë rivlerësim të çmimi të tokës, atëherë banorët kërcënojnë se do të bllokojnë punimet e rruges.

Top Channel