Lopez udhëtim romantik në Miami

04/01/2012 02:11

Jennifer Lopez e nisi vitin e ri me një udhëtim romantik në Miami me të dashurin e saj të ri Casper Smart.

42-vjeçarja u fotografua duke ecur dorë për dore me 24 vjecarin nëpër South Beach në Miami.

Ylli dhe pjesëtari i grupit të saj të kërcimit, u fotografuan para një dyqani në Lincoln Road dhe të dy mbanin syze dielli.

Ylli latin e mbante veshur kanatjere dhe pantallona ngjyrë mishi, ndërsa balerini ishte larg shkëlqimit të Lopez, pasi kishte veshur një kapuc dhe t-shirt ngjyrë të zezë, si dhe një palë xhinse të gjëra.

Lopez prej pak muajsh është lidhur me kërcimtarin Casper Smart, menjëherë pasi njoftoi në korrik ndarjen nga bashkëshorti i saj, Marc Anthony.

Top Channel