“Kardashian nuk bën si nënë”

03/01/2012 10:00

Nuk kaloi shumë kohë dhe lajmi i shtatzanisë së Kim Kardashian është bërë objekt i abuzimeve në internet nga përdoruesit e rrjetit.

32-vjeçarja, e bërë e famshme nga një reality-show ku tregon jetën e familjes së saj të pasur dhe nga një video pornografike, është akuzuar se nuk është e denjë për tu bërë nënë.

Mijëra komente janë lënë në Instagram në një foto që Kim Kardashian ka postuar për Vitin e Ri, që e kaloi në një klub nate.

“Nuk je e përshtatshme për të qenë nënë!”, “Je shëndoshur shumë, dobësohu!”, “Je konsumuar tepër, je një femër e shkatërruar”, ishin disa nga komentet e përdoruesve të internetit.

Reperi Kanye West, partneri i Kim Kardashian, dha lajmin gjatë një koncerti të mbajtur në Atlantic City, mbrëmjen e së dielës.

Gjatë paraqitjes së tij në skenë, në koncertin e ndjekur në radhë të parë edhe nga ikona e “reality-show” në SHBA, këngëtari deklaroi: “Ndaloni muzikën dhe duartrokisni për të dashurën time, së shpejti mama, këtu mes nesh”.

Top Channel