Jessica Alba, në formë fantastike

03/01/2012 09:40

Ka interpretuar në filmin ‘4 Fantastikët” dhe duke parë këto foto kuptohet pse Jessica Alba është përzgjedhur për të luajtur në këtë film.

Aktorja e famshme u fotografua duke marrë rreze dielli në Meksikë së bashku me dy fëmijët dhe bashkëshortin e saj.

31-vjeçarja ka zgjedhur resortet meksikane për të kaluar Vitin e Ri me njerëzit e saj të dashur.

Jessica Alba do të promovojë në muajin mars librin e saj me titull “The Honest Life” (Jeta e ndershme), një guidë mbi një jetë pa alkool dhe drogë.

Top Channel