Ndarjet dhe divorcet e vitit 2011

28/12/2011 11:10

Viti 2011 ka qenë i mbushur me ndarje dhe divorceve të çifteve të famshme. Një nga ndarjet më të bujshme ka qenë ajo e Demi Moore nga Ashton Kutcher, çiftit që kishte 16 vjet diferencë (ajo 49 vjeç; ai 33 vjeç).

Aktorët tregonin gjithmonë marrëdhënien e tyre të veçantë si në publik ashtu edhe në rrjetin social Twitter ku ishin shumë aktivë, por Moore i dha duart partnerit të saj kur zbuloi se ai e kishte tradhëtuar me një vajzë 23-vjeçare.

Tjetër divorc i bujshëm ishte ai i Kim Kardashian nga Kris Humphries, vetëm 72 ditë pasi ishin martuar. Ceremonia martesore kushtoi 10 milionë dollarë dhe Kim u pendua 3 muaj më vonë dhe i kërkoi divorcin basketbollistit, i cili ende nuk e ka kapërdirë këtë ndarje.

Edhe Arnold Schwarzenegger u braktis nga bashkëshortja e tij Maria Shriver kur kjo e fundit zbuloi se aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë e kishte tradhëtuar me shërbyesen dhe për më tepër kishte një fëmijë me të.

Jennifer Lopez u nda nga Marc Anthony
pas 7 vitesh martesë. Së bashku kanë binjakë.

Ndarja e fundit në kohë ka qenë ajo e pilotit të Formulës 1, Fernando Alonso, nga bashkëshortja e tij Raquel del Rosario pas pesë vitesh martesë.

FOTO GALERI
1/4
Ashton Kutcher dhe Demi Moore

Top Channel