Matthew McConaughey drejt martesës

28/12/2011 14:50

Matthew McConaughey i ka propozuar për martesë partneres së tij braziliane Camila Alves, me të cilën ka pesë vite i lidhur dhe dy fëmijë.

“Sapo i propozova Camila-s. Gëzuar Krishtlindjet!”, shkroi aktori nga Teksasi në profilin e tij në Twitter.

Aktori amerikan ka bërë gati gjithçka duke blerë edhe një shtëpi për të nisur jetën e re.

“Kisha një shtëpi të madhe që e kisha rregulluar si doja, por nuk ishte e drejtë që Camila të jetonte në një shtëpi 100% timen. Ajo nuk do e kishte aspak problem, por unë mendova se femra që dashuroj duhet të ketë pjesën e saj në rregullimin e shtëpisë, kështu që e shita”, është shprehur McConaughey për revistën ‘Esquire’.

Top Channel