65-vjeçari Stallone mbetet i njëjti

28/12/2011 20:25

Sapo ka mbushur 65-vjetorin e lindjes, por Sylverster Stallone vazhdon të ketë fizikun për të luajtur heroin në filmat aksion.

Ylli i “Rambo” dhe “Rocky Balboa” u pa në një formë të mrekullueshme në xhirimet e filmit të tij të ri, “Bullet to the head”.

Jo vetëm një aktor i regjur, por Stallone shfaqi të njëjtat muskuj si në rininë e tij ndërsa u fotografua në sheshxhirim gjysmënudo.

Babai i pesë fëmijëve luan në këtë film një hero i cili përfshihet në luftën trup më trup ndaj antarëve të një grupi kriminal.

Ajo që spikat në imazhet e Stallones janë dy tatuazhe shumëngjyrëshe, të cilat ai nuk i ka në jetën reale, por vetëm në rolin e tij në “Bullet to the head”.

FOTO GALERI
3/4
Stallone, dekada me pare ne filmin Rocky Balboa

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA