Sandra Bullock adhuron Krishtlindjet

27/12/2011 17:20

Sandra Bullock është një fanse e madhe e Krishtlindjeve dhe gjatë periudhës së fundvitit ka disa rituale të sajat që nuk i ndryshon kurrë.

“Krishtlindjet i festoj çdo vit në të njëjtën mënyrë. Së pari, shkoj në Uashington ku mbrëmjen e datës 24 e kaloj me familjen time. Është një darkë që nuk do e humbisja për asgjë në botë”, thekson aktorja.

Gjithashtu Bullock shprehet se është e fiksuar pas filmave të Krishtlindjeve.

“Më pëlqejnë shumë filmat e Krishtlindjeve dhe gjithmonë shoh filmin “Si i vodhi Grinçi Krishtlindjet.” Filma të tillë i shoh çdo vit gjatë festave”, tha protagonistja e ‘Blind Side’ për ‘Contactmusic’.

Top Channel