Mijëra besimtare e turistë drejt Betlehemit

24/12/2011 00:00

Mijëra pelegrinë të krishterë dhe turiste nga e gjithë bota i janë drejtuar Betlehemit, qytetit ku lindi Jezu Krishti. Rreth 90 mije vizitore pritet të mbërrijne në qytetin e Bregut Perendimor, ku do të zhvillohen ceremoni fetare dhe koncerte.

Festimet do të kulmojne ne meshen e mesnates që do të zhvillohen në
Kishen e Lindjes, 1700 vjecare, e cila besohet se eshte ndertuar ne
vendin ku lindi Jezu Krishti.
Njerez kendojne perreth pemes se Krishtlindjes, 15 metra e larte e vendosur ne “Sheshin Manger”.Restoratet dhe dyqanet jane te tejmbushur.

“Është vertete e vecante, është pikërisht ketu ku nis historia. Dhe per mua është gjithashtu e vecante për familjen time sepse prindërit e mi ishin ketu, po kështu dhe gjyshja ime”, thote nje turiste.

Kryebashkiku i Betlehemit Viktor Batarseh shpreson qe festimet do t’i afroje me shume palestinezet me endrren e madhe, shtetin e tyre. “Ne po e festojmë këtë Krishtlindje, duke shpresuar se në të ardhmen do të fitojmë të drejtën e vete-vendosjes, të drejten për të ngritur një shtet demokratik dhe laik në tokën palestineze. Për këtë arsye kjo Krishtlindje është unike”, thotë një turiste.

Betlehemi ka qene nje qytet i qete në këto tre vitet e fundit, pas dhunes qe arriti kulmin ne vitin 2005. Si pasoje shume turiste evituan qytetin. Në tre vitet e fundit eshte shenuar nje rritje e qendrueshme e turizmit ne Bregun Perendimor, e cilesuar si “boom-i i turizmit”.

Izraeli kontrollon hyrjen ne qytet permes disa pikash-kontrolli dhe ngritjes se nje muri prej qindra kilometer, per te cilin nuk kane munguar debatet. Dikur i dominuar nga te krishteret sot, dy te tretat e 50 mije banoreve te Betlehemit jane myslimane. Disa thone se kufizimet ekonomike te vendosura nga Izraeli jane arsyet kryesore per eksodin e te krishtereve nga Bregu Perendimor, ndersa te tjere i referohen perndjekjes nga militantet myslimane.

Top Channel