E papritur/ Po transportonte të evakuuarit nga përmbytjet në Nepal, aksidentohet autobusi, plagosen 32 persona Kuba tha se do të lirojë 2.900 të burgosur, përfshirë edhe disa të dënuar për krime politike, në ditët e ardhshme.
Organi qeverisës të vendit, Këshilli i Shtetit, tha se masa ishte një gjest i vullnetit të mirë pas marrjes së “shumë”, kërkesave nga të afërmit dhe institucionet fetare.
U tha se shumë nga ata që do të lirohen janë të sëmurë, gra apo pleq.
Por qytetari amerikan, Alan Gross, i dënuar për krime kundër shtetit, nuk ishte në listë, sipas raportimeve.
Zëvendës Ministrja e Jashtme, kubaneze, Jozefina Vidal tha për “Associated Press” se “Amerikani, i cili është duke kryer 15 vjetët e dënimit në një burg kuban, për shkak se mori pajisjet e internetit në ishullin komunist, nuk është në listë”.
Refuzimi i Havanës për ta lënë të lirë atë, i ka lënë marrëdhënie të ngrira me SH.B.A.
Këshilli i Shtetit njoftoi këtë të premte planin për lirimin e të burgosurve.
“Të gjithë ata kanë kryer një pjesë të rëndësishme të dënimit të tyre dhe kanë treguar sjellje të mirë,” thuhet në një deklaratë zyrtare qeveritare, cituar nga Prensa Latina.
Megjithatë, Këshilli i Shtetit theksoi se personat e dënuar për krime të rënda si, spiunazh, vrasje ose trafik droge, nuk do të jenë pjesë e amnistisë.
Top Channel