De Niro, sërish baba në moshën 68-vjeçare

24/12/2011 17:40

Robert De Niro është bërë sërish baba në moshën 68-vjeçare. Aktori amerikan dhe bashkëshortja e tij, Grace Hightower, janë bërë me vajzë. Ata kanë edhe një djalë me emrin Elliot, 13 vjeç.

Vogëlushja quhet Helen Grace dhe është lindur nga një grua tjetër, bën të ditur ‘Entertainment Tonight’.

Robert De Niro ka 4 fëmijë nga marrëdhëniet e tij të mëparshme: Drena dhe Raphael, 40 dhe 36 vjeç, me aktoren Diahnne Abbott. Gjithashtu ka binjakë 16-vjeçarë nga ish-partnerja Toukie Smith.

De Niro dhe Hightower kanë 14 vjet të martuar, por rrallë janë parë së bashku në publik duke ruajtur me fanatizëm jetën e tyre private. Ata janë njohur në vitin 1987 dhe janë martuar 10 vite më pas.

Top Channel