Russell Crowe rikthehet në formë

23/12/2011 16:25

Russell Crowe ka rigjetur formën. Vetëm 6 muaj më parë aktori ishte shumë i shëndoshë dhe muskujt e “Gladiatorit” ishin zhdukur.

Por, duket se Crowe tashmë ka vendosur të jetë në formë. Nuk ka më akullore dhe torta, por vetëm lodhje në stërvitje për 47-vjeçarin.

Aktori ka përcjellë hap pas hapi në Twitter mënyrën se si ka arritur të dobësohet sërish duke mbajtur shënim kilometrat që ka bërë me biçikletë.

Russell Crowe për momentin është i zënë me xhirimet e filmave ‘Broken City’, ‘Man of Steel’, ‘Rush’ dhe ‘Les Miserables’. Të gjithë këta filma do të shfaqen në dy vitet e ardhshme.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel