Rusia teston raketat e reja bërthamore

23/12/2011 20:50

Rusia testoi me sukses dy raketa bërthamore intekontinentale, të quajtura “Bulava.

Lajmi njoftohet nga mediat ruse të cilat citojnë zëdhënësin e Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov. Sipas tyre, dy raketat janë testuar më së fundmi në Detin e Bardhë dhe kanë një rreze veprimi prej 8 mijë kilometrash.

Autoritetet ruse thanë se “Bulava SS-NZ-30”, goditi me sukses dy objektivat e vendosur në një largësi prej 6 mijë kilometra. E vecanta e këtyre raketave është se ato janë në gjendje të transportojnë 10 mbushje bërthamore në të njëjtën kohë.

Top Channel