Pakistan, ushtria mohon grushtin e shtetit

23/12/2011 14:10

Ushtria pakistaneze hodhi poshtë të gjithë spekulimet për organizimin e një grushti shteti, një ditë pasi kryeministri Gilani u shpreh se “ka informata të sigurta” për përgatitjen e një goditjeje ndaj qeverisë.

Gjenerali Ashfaq Pervez Kayani, në një deklaratë të dhënë mediave të premten, e cilësoi si tërësisht të pabazuar frikën e numrit dy të shtetit.


Tensioni midis qeverisë dhe ushtrisë është më i lartë se kurrë në vendin me 170 milion banorë, pas zbulimit të një kabllogrami nga “Wikileaks”, ku zbulohej se Islamabadi i kishte kërkuar ndihmë amerikanëve nëse një revoltë e mundshme do të ndodhte.

Si rrjedhojë, Gjykata e Lartë e Pakistanit ka nisur një hetim, në të cilin është kërkuar marrja në pyetje edhe e drejtuesve të lartë të shtetit.

Presidenti Asif Ali Zardari, i cili sapo është kthyer nga një mjekim disa-javor në Dubai, nuk është shprehur ende mbi spekulimet.

”Në emër të ushtrisë, dua të hedh poshtë fuqimisht të gjitha thashethemet për mundësinë e rrëzimit të qeverisë civile nga një grusht shteti. Ushtria e ka të qartë kompetencën e saj kushtetuese, ndërsa komente të tilla bëhen vetëm për të larguar vëmendjen nga problemet e vërteta të vendit”, u shpreh Kayani.

Top Channel