Një tjetër modele për Di Caprion

23/12/2011 12:20

Leonardo Di Caprio duket se ka një dobësi për modelet. Nga Gisele Bunchen tek Bar Rafaeli, ylli i “Titanic” e ka të pamundur të qëndrojë larg yjeve të pasarelave.

Pasi në listën e tij 37-vjeçari ka përfshirë edhe modelet Karlie Kloss, Alyce Crawford, Kendal Schuler dhe rumunen Madalina Ghenea, tashmë duket se aktori është lidhur me 22-vjeçaren e “Victoria’s Secret”, Erin Heatherton.

Së bashku, Di Caprio dhe supermodelja u fotografuan duke shëtitur në një park, pranë shtëpisë së aktorit në Francë.

Erin ishte e veshur me një fustan të gjatë dhe të lirshëm lule, ndërsa Di Caprio, me një stil të zakonshëm, u pa duke e përqafuar dhe duke shkëmbyer disa herë gjestime intime.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel