Një Bieber i dytë ngjitet në skenë

23/12/2011 13:50

Për herë të parë, në skenë ngjitet jo një, por dy Biebera.

Në një shfaqje gjatë së enjtes, këngëtari 17-vjeçar u paraqit përpara fansave të tij i shoqëruar nga e motra e mitur, Jazmyn, ndërsa në radhë të parë qëndronte e gjithë familja, përfshi prindërit, gjyshërit dhe miq të përbashkët.

Përpara koncertit, Bieber kishte gjetur pak kohë të lirë për të patinuar në akull me profesionistët e hekoit, lojtarët e Toronto Maple Leafs.

Më pas, veshja sportive që mbajti këngëtari gjatë vizitës së tij tek skuadra e hokeit, u shit në ankand në eBay për më shumë se 40 mijë dollarë.

Top Channel