Koreja e Veriut, lejon të huajt për homazhe

23/12/2011 18:55

Koreja e Veriut njoftoi se do të pranojë cdo delegacion nga Koreja e Jugut që shkon në vendin komunist për t’i bërë homazhe liderit të ndarë nga jeta para pak ditësh, Kim Jong-il.

Autoritetet koreano-veriore thonë se kjo është një shenjë mirësjelljeje për të gjithë ata persona që dëshirojnë të mbajnë zi për ndarjen nga jeta të Kim Jong-il.

Koreja e Jugut i ka dërguar mesazhe ngushëllimi fqinjit verior, me të cilin teknikisht është ende në luftë. Seuli ka kërkuar që të dërgojë dy delegacione në Korenë e Veriut për të nderuar Kim Jong-il, duke bërë të qartë se vizita e tyre nuk do të jetë aspak politike.

Koreja e Veriut bëri me dije se ka hapur kufirin për cdo delegacion dhe është shprehur e gatshme për garantimin e sigurisë së tyre, por paralajmëroi Seulin që të mos ndalojë njerëzit që duan të nderojnë Kim Jong-il.

Ndërkohë në Veriun komunist vazhdojnë homazhet. Mijëra persona kanë bërë homazhe për liderin e ndarë nga jeta, i cili do të varroset në datën 28 dhjetor ndërsa zia kombëtare do të vazhdojë deri në datën 29.

Top Channel