Will dhe Kate gatuajnë për të pastrehët

22/12/2011 00:00

Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate kanë marrë pjesë në një
sesion kuzhine gjatë një vizite në qendrën e të pastrehëve, të drejtuar
nga Caritas në jug të Londrës.

Princi dhe dukesha bukuroshe e Kembrixhit kanë gatuar disa gjëra të vogla për të varfërit, nën mbikëqyrjen e disa kuzhiniereve të vërteta të qendrës.

Cifti ka treguar kështu solidaritetin e tij me shtresat e varfëra, në një lagje problematike sic është ajo e jugut të Londrës, me rastin e festave të fundvitit.

Pas gatimit, Will dhe Kate kanë qëndruar për pak kohë me të pranishmit, duke biseduar dhe në disa raste duke vallëzuar me ta.

FOTO GALERI
2/3
Will dhe Kate vallëzojnë gjatë vizitës

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta