Akuzohet për sulm ndaj një producentit, këngëtari Chris Brown del para gjykatës pas lirimit me kusht
Barack Obama, përvecse president i Shteteve të Bashkuara, tregon herë pas herë edhe angazhimin e tij si kryetar familjeje.
Shpesh ai është shfaqur duke shëtitur me vajzat e tij, duke parë ndeshjen e futbollit të njërës prej tyre dhe duke shkuar së bashku me pushime.
Por këto ditë presidenti amerikan ka bërë disa pazare simbolike me rastin e festave të fundvitit. Ai ka blerë disa pica dhe dhurata.
Gjithashtu, i shoqëruar nga qeni i tij Bo, njeriu më i fuqishëm i botës ka vizituar edhe një supermarket ku ka marrë disa gjëra për të konsumuar natën e Krishtlindjeve, si dhe disa DVD me filma për t’u argëtuar.
Një gjë të tillë Obama e bëri edhe pak muaj më parë, kur në Shtetet e Bashkuara u festua nata e Halloween. Ai, me një karrocë dore, vajti në një dyqan dhe bleu disa kungurj për të zbukuruar Shtëpinë e Bardhë.
Në dalje të supermarketit, nën mbikëqyrjen e rreptë të truprojave të tij, presidenti është takuar me qytetarë të thjeshtë që prisnin ta shihnin.
Top Channel