Beyonce zgjedh modën përpara rehatisë

22/12/2011 19:15

Ndonëse është vetëm disa javë larg lindjes së fëmijës së saj të parë, Beyonce është e vendosur që të vishet ”shik” deri në momentin e lindjes.

31-vjeçarja, e konsideruar gjerësisht si një prej femrave më tërheqëse në botë, u shfaq në publik me pantallona lëkure, të cilat nuk konsiderohen aspak të rehatshme për një grua që është në pritje të një fëmije.

Beyonce u fotografua ndërsa mori pjesë në një aktivitet promovimi në Nju Jork. Partnerja e “Jay Z.” pritet të lindë në muajin shkurt.

Përveç tendencave të modës, këngëtarja vazhdon të jetë edhe në qendër të vëmendjes së revistave rozë, ndërsa figuroi gjatë javës në kopertinën e “Jones”, ku ekspozoi linjat e saj të shtatzanisë.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel