Angelina Jolie i rikthehet “shkollës”

22/12/2011 15:50

Angelina Jolie ka filluar të marrë leksione frengjishteje për arsye se 6 fëmijët e saj e zotërojnë shumë mirë këtë gjuhë dhe aktorja kërkon që të komunikojë më mirë me ta.

“Kam mësuar frengjisht gjatë gjithë jetë sime, por as nuk e flas dhe as nuk kuptoj aq mirë sa fëmijët. Dua ta mësoj patjetër frengjishten ashtu siç duhet”, theksoi Jolie për revistën ‘Interview’.

“Tashmë ia kam vënë vetes detyrë të mësoj frengjishten dhe të bëhem një kuzhiniere më e mirë. Me këto gjëra do të merrem më shumë që sot e tutje”, shtoi protagonistja e ‘Tomb Raider’.

Top Channel