2011, sukses e telashe për Jennifer Lopez

22/12/2011 00:00

Jennifer Lopez do e mbajë mend gjatë vitin 2011 të mbushur plot me suksese në jetën profesionale dhe telashe në atë private.

Përpos divorcit me ish-bashkëshortin Marc Anthony, krejt i papritur, të paktën për të gjithë fansat e ciftit, gjithcka tjetër për këngëtaren portorikane, ka shkuar më së miri.

Karriera e saj muzikore ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm gjatë gjithë vitit, që mbyllet me “qershinë mbi tortë”. Kënga “On the floor”, është kënga më e klikuar në Youtube duke kaluar 454 milion shikimi, numër ky që deri në fund të këtij viti me siguri do të rritet.

Për Lopez ky vit ka qenë i suksesshëm edhe në karrierën e saj kinematografike, ndërsa pak javë më parë u cilësua edhe si femra më e bukur e vitit 2011.

Top Channel