Jude Law, probleme me rënien e flokëve

21/12/2011 13:00

Cfarë fsheh Jude Law? Prej disa javësh protagonisti i ‘Sherlock Holmes’, film ku interpreton asistentin e detektivit të famshëm, gjithmonë është parë në publik me një kapele në kokë duke bërë të hamendësohet se ka probleme me rënien e flokëve.

Në çdo rast: në tapetin e kuq, intervista apo shëtitje në rrugët e Londrës, aktori nuk heq kurrë dorë nga kapelja. Gjithashtu ai nuk pranoi ta hiqte edhe gjatë xhirimeve të një spektakli televiziv të BBC.

Hera e fundit që Jude Law është parë me kokën zbuluar ishte data 8 tetor, në dalje të një teatri në Londër.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel