Fernando Alonso ndahet nga bashkëshortja

21/12/2011 11:10

Pas shumë zërave për divorc në mediat rozë, Fernando Alonso dhe Raquel del Rosario i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Lajmi është dhënë nga vetë çifti nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen zyrtare të pilotit spanjoll të Ferrarit.

Pas pesë vitesh martesë, kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë si çift. Është një vendim që është menduar gjatë dhe që është marrë me konsensus. I kemi dhënë fund martesës, por jo miqësisë sonë sepse kemi shumë respekt për njëri-tjetrin.

Me këtë komunikatë që i drejtohet të gjithë atyre personave që ndjekin karrierën tonë profesionale duam që të evitohet çdo spekullim mbi ndarjen tonë. I kërkojmë mjeteve të komunikimit që të respektojnë jetën tonë private.

Piloti i Formulës 1 është martuar me këngëtaren spanjolle në vitin 2006 në një dasmë shumë sekrete. Cifti gjithmonë kanë ruajtur me fanatizëm jetën personale duke mos folur kurrë për të në media.

Top Channel