Dhjetë vjet TCH, komentet në prapaskenë

21/12/2011 19:00

Në 20 dhjetor, “Top Channel” festoi dhjetë vjetorin e tij të krijimit në një mbrëmje spektakël, ku ishin të pranishëm personazhe të shquar të ekranit, politikës, kulturës, diplomatë dhe shumë miq të tjerë të televizionit tonë.

E megjithatë, ndërsa spektakli i plotë do të transmetohet vetëm në 1 janar, emisioni i “Pasdites” zbuloi gjatë të mërkurës përshtypjet e disa prej të ftuarve “VIP” në ceremoni.

Henri Çili, politolog
“Mendoj se ka arritur një simbiozë, midis arritjeve që ka patur shoqëria shqiptare në dhjetë vjet dhe mënyrës se si TCH ka arritur t’i sintetizojë ato në ekran”, shprehet Henri Çili. i pyetur se çfarë do të veçontë në dhjetë vjet transmetime, politilogu i njohur shprehet: “I paharrueshëm mbetet debati Lubonja-Rama. Do të veçoja shumë prej gjërave të Fiksit apo debatin historik Berisha-Ngjela”.

Luana Vjollca, prezantuese “Top-Channel”
“Jam fanse e zjarrtë e “TCH” në përgjithësi. Pikë së pari i uroj, pasi dhjetë vjet janë pak, një jetë sa më të gjatë. Çfarë do të kujtoja? Ka shumë gjëra të bukura, si atëherë kur Isuf Metalla pyeti se çkisha unë më shumë se ai për të drejtuar motin”.

Reshat Arbana, artist i merituar
“Unë jam aktor dhe them sinqerisht që pëlqej ata që janë të zanatit tim. Edhe pse Sajmiri e Doktori mund të mos jenë aktorë në zanat, veprojnë më mirë se një i tillë. Unë i heq kapelen dhe atë që ata bëjnë unë s’do e bëja dot. Janë tepër organikë, tepër të besueshëm, kanë një improvizim të mrekullueshëm”.

Luiza Xhuvani, aktore dhe deputete

“I uroj TCH jetë të gjatë. Në jetën njerëzore, janë lidhjet me ëndrrat ato që na bëjnë të ecim përpara, ndërsa “Top-Channel” është një ëndërr e bërë realitet”.

Erjon Braçe, deputet

“Jetë të gjatë, por jeni ende të vegjël. Çfarë do të përzgjidhja në këto dhjetë vjet transmetime? Unë i shoh të gjithë, nga ai i mëngjesit, deri tek ai i darkës, deri tek sporti

Lira Burgija, prezantuese e emisionit të “Pasdites”
“Edhe 100 topit. E kam thënë edhe më parë që “Voice of Albania” ka qenë program im i preferuar. Më pëlqen shumë. Audicionet e fshehta i adhuroja dhe jam një nga fansat e zjarrta të programit”.

Top Channel