Sherlock Holmes, mbret i box office

20/12/2011 12:55

Në fundjavën para Krishtlindjeve, në Shtetet e Bashkuara, “Sherlock Holmes: Loja e Hijeve” ka rezultuar mret i box office, duke regjistruar arkëtime rekord.

Sipas mediave amerikane, filmi me regji të Guy Ritchie ka fituar 40 milionë dollarë, shumë më tepër se filmat e tjerë, por 22 milionë më pak se episodi i parë që doli dy vjet më parë.

Në vend të dytë është renditur filmi i ri “Alvin Superyll 3”, që ka arkëtuar 23.5 milionë dollarë, shumë më pak nga dy filmat e mëparshëm.

Debutim të mirë ka bërë filmi i katërt i sagës “Mission: Impossible”, “Protokolli Fantazmë”, që ka zënë vendin e tretë edhe pse është transmetuar vetëm në 425 salla. Filmi pritet të ngjitet në klasifikim të mërkurën, kur do të shfaqet në mbarë Amerikën.

Duket se box office është rizgjuar me këta filma, pas arkëtimeve të zymta që u regjistruan një fundjavë më parë, edhe pse në ekranet gjigande u shfaqën një seri komedish me rastin e festave të fundvitit.

Top Channel