Rihanna, sherr në një hotel të Lisbonës

20/12/2011 15:05

Rihanna ka qenë viktimë e fyerjeve raciste në një hotel të Lisbonës në Portugali dhe është përfshirë në një debat të ashpër me personin që e sulmoi verbalisht.

Sipas vetë këngëtares 23-vjeçare, burri i kishte quajtur femrat me ngjyrë “bushtra”.

“Ai person ishte njeriu më racist në botë. Më tha se femrat me ngjyrë ishin të gjitha bushtra”, shkroi Rihanna në Twitter.

Këngëtarja shtoi se i ishte kthyer ashtu siç e meritonte ky person duke e sharë me zhargonin e Barbadosit, vendlindjes së saj.

“Më pas, lajmërova drejtorin e hotelit për ta zgjidhur këtë çështje dhe na doli se edhe ai ishte me ngjyrë”, shtoi 23-vjeçarja.

Rihanna ka zhvilluar një koncert të shtunën në Lisbonë në kuadër të turit të saj botëror ‘Loud’.

Top Channel