Gjykatat zbulojnë abuzimin

20/12/2011 00:00

82.8% e padive të personave që kanë punuar në administratën publike dhe
që janë larguar nga puna për motive politike, ose jo në përputhje me
Kodin e Punës, janë pranuar nga gjykatat.

“82.8 përqind të pranuara dhe 5.6 përqind të rrëzuara, është një shifër shumë skandaloze. Ose ka paligjshmëri të theksuar dhe kështu ka përsa kohë që kemi vendime gjyqësore dhe prezumohen që janë vendime të drejta. (Kjo dëshmon për një papërgjegjshmëri për një paligjshmëri për një arbitraritet të organeve të administratës publike nga njëra anë), ose ashtu sic mund të ketë ndoshta edhe një lloj abuzivizmi nga vetë gjykatat, në filantropizmin e tyre për të zgjidhur cështjet në favor të palëve, por nuk na rezulton që të ketë qenë tërësisht kjo e dyta. Më shumë na rezultuar e para”, thotë ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Sokol Sadushi.

Zoti Sadushi tha se në jo pak raste, në administratën publike po rezulton që për një vend pune të paguhen dy persona.

“Kemi për një vend pune, paguhen dy veta dhe kjo është e pafalshme, kur mendon që buxheti ynë është ai buxhet që është dhe që ngarkohet padrejtësisht si rrjedhojë e veprimeve arbitrare të organeve të administratës publike, ndoshta edhe të organeve gjyqësore”, tha Sadushi.

Ne kete aktivitet te organizuar nga Komiteti i Helsinkit, u tha se Departamenti i Administrates Publike, duhet te shqyrtoje problemet qe i ka sistemi i administrates publike dhe jo individi.

Top Channel