Divorcohen prindërit e Beyonce

20/12/2011 02:06

Edhe pse Beyonce është ende çmendurisht e dashuruar me reperin Jay-Z, kjo nuk do të thotë që e njëjta gjë ndodh edhe mes atyre që e rrethojnë, kjo pasi martesa e prindërve të saj, zyrtarisht ka marrë fund.

Divorci i Mathju dhe Tina Knoules, është finalizuar muajin e kaluar në një gjykatë të Teksasit. Në bazë të dokumenteve, Tina, 57 vjeç, ka paraqitur kërkesën për divorc Mathjut, 60 vjeçar, që në vitin 2009.

Sipas TMZ, Tina deklaroi se martesa u shpërbë për shkak të “mospërputhjeve apo konflikteve të personaliteteve”.
 
Çifti ishte martuar në vitin 1980 dhe janë prindër të Beyonce, 30 vjeç dhe Solange, 25.
    
Tina punon si një stiliste dhe bashkë-krijuese me Beyonce e markës së veshjeve “House of Dereon”. Ndërsa Mathju shërbeu si menaxher i Destiny Child dhe më vonë menaxher i Beyonce deri në mars, kur babai dhe vajza përfunduan marrëdhëniet e tyre profesionale.

Top Channel