Joy i “Friends”, “playboy” edhe ne jetën reale

19/12/2011 17:00

Në një prej komedive më të famshme ndonjëherë, “Friends”, Joy Tribbiani interpreton rolin e një aktori tepër të suksesshëm me femrat.

Në jetën reale, Matt LeBlanc, nuk është shumë ndryshe. 44-vjeçari u fotografua ditën e dielë në një veprimtari në Londër, duke “përfituar” nga miqësia e papritur e një fanseje të tij.

I prezantuar nga disa miq të përbashkët me një vajzë të re në një lokal nate, Matt nuk humbi kohë dhe nisi menjëherë të sillej me një qasje intime ndaj vajzës. Sipas miqve të përbashkët, të dy u shkëputën për disa orë, për të kaluar një kohë në shoqërinë eksluzive të njëri-tjetrit.

Sipas “Daily Mail”, e reja e përshkroi Joy si një “djalë shumë të mirë”, me një sens të jashtëzakonshëm humori.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel