Kriza, edhe Gjykatat pa para

15/12/2011 00:00

Prej tre vjetësh avokatët e caktuar nga shteti nuk po paguhen për
seancat që ata kanë asistuar, për të mbrojtur interesat e atyre
shtetasve që nuk kanë patur mundësi financiare, për të marrë një
mbrojtës me lekët e tyre.

Por pervec ketyre avokateve qe te pandehurve ua ofron shteti falas edhe psikologet, qe duhet te paguhen nga gjykata dhe qe marrin pjese ne seancat ku ka te mitur, kanë gjashtë muaj që nuk marrin lekët që u takojne. Shqetësimin e bejne publike per Top Channel vetë avokatët.

“Kemi që në 2009 pa u paguar dhe na është thene se nuk ka fonde”, thonë avokatët e caktuar nga shteti.

Nderkohe kreu i Shoqatës se Avokatëve Penaliste, Saimir Visha pohon se duhen bere ndryshime në legjislacion, ne menyre qe keta avokate te mos shihen si formale e thjesht per te plotesuar vendet e avokateve te tjere, atehere kur gjykata përpiqet të shmangë zvarritjen e proceseve.

“Ka mbi tre vjet që nuk paguhen nga ana e gjykatave dhe organi procedues, sidomos në Gjykatat e Tiranës. Unë jam për ndryshimin e ligjit. Avokatët e caktuar kryesisht duhen caktuar në një Zyrë e Ndihmës Juridike pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe të shkëputen nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Të ketë një organizim të dhomës, në mënyrë që Avokatët e caktuar kryesisht të jenë avokatë ligjore, ku të gjithë anëtarët e Dhomës Kombëtare të luajnë edhe rolin e avokatit të caktuar kryesisht në shërbim të të pandehurve”, thotë Visha.

Te kontaktuar nga Top Channel per mospagimin e avokateve, Zyra e Finances se Gjykates se Tiranës shpjegon se  keta avokate kane qe nga qershori i 2011, qe nuk jane paguar pasi nuk ka fonde shteti, por avokatet kryesisht do te paguhen ne fillim te 2012, pohojne pjesetare te kesaj zyre.

Top Channel