“Drejtësia nuk ndëshkon zyrtarët”

10/12/2011 00:00

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive vazhdon ta
shikojë me shqetësim bashkëpunimin me organet e drejtësisë për të
gjithë ata zyrtarë, që ky institucion denoncon për konflikt interesash
apo fshehje pasurie.

Gjate nje interviste per Top Channel drejtuesi i ILDKP-së, Adriatik Llalla deklaron se mosndeshkimi nga drejtesia ka krijuar nje mantel paprekshmerie per zyrtaret e korruptuar.

“Shqetësim për ne vazhdon të mbetet problemi i trajtimit të cështjeve që ne kallëzojme ne organin e Prokurorise e qe trajtohen me pas nga institucionet e drejtesise, pasi mjaft raste te kallëzuara prej nesh, pothuajse pushohen ne sistemin e drejtesise. Kjo ka sjelle për rrjedhoje krijimin e nje manteli paprekshmerie tek zyrtaret e korruptuar, duke bere qe ata te ndihen mbi ligjin, mbi qytetaret e thjeshte”, tha Llalla.

Zoti Llalla tregon gjithashtu skemen e perdorur nga zyrtaret per fshehjen  e pasurive te tyre

“Problem shqetesues vijon të mbetet fakti se zyrtare te korruptuar, pasurine e tyre e fshehin ne emer te personave qe lidhen me ta. Dhe problemi yne qe vijon eshte fakti qe duhet parashikuar detyrimi ligjor, qe personat e lidhur me zyrtaret te kene deytimin e deklarimit te pasurise. Pasi gjithe pasuria e fituar ne menyre te kundraligjshme fshihet ne lidhjet farefisnore apo shoqerore te zyrtare, qe e krijojne pasurine ne menyre te paligjshme”, tha Lalla.
 
Sipas zotit Llalla eshte konstatuar nga deklarimet periodike te subjekteve, se eshte kthyer ne fenomen argumentimi i te ardhurave ne formen e dhuratave nga persona te lidhur me zyrtaret.

“Dhuratat jane kryesisht vetem leke, ne valute, ne formen e dhuratave apo te huamarrjeve cka sjell domosdoshmëri amendimin e ligjit te cituar. Dhuratat, huamarrjet jane kthyer ne nje fenomen qe po merr permasa te gjera. Shume zyrtare qe te krijojne dyshime per pasurine e fituar, e deklarojne se e fitojne ne formen e dhuratave dhe huamarrjeve ne personat e lidhur me ta. Pamundesia jone ligjore per te marre masa ndeshkuese ndaj personave te lidhur me zyrtaret ka bere qe ne nje fare menyre ata t’i shmangen pergjegjesise ligjore”, tha Lalla.

Megjithate prej me shume se nje vit projektamendimi mbi ligjin numer 9049 per forcimin e mekanizmave ligjore ndaj personave te lidhur me zyrtaret, ai ende nuk eshte diskutuar ne kuvend. Pavaresisht kesaj zoti Llalla shikon nje risi pozitive ne kete proces sic eshte fluksi i denoncimeve te qytetareve qe njoftojne ne numrin pa pagese 0800-9999 per dyshimet e tyre mbi zyrtare qe fshehin pasurite apo kane konflikt interesi.

Top Channel