85 vjetori i Drita Pelingut

08/12/2011 20:25

Në një takim të ngrohtë mes miqsh dhe kolegësh, Drita Pelingu, një prej artisteve më të mëdha shqiptare ka festuar 85 vjetorin e lindjes.

Zonja e hijshme e skenes dhe ekranit, ka lënë pas një numër të madh rolesh, të cilat e bëjnë atë një nga ikonat e filmit dhe teatrit shqiptar. Miq dhe kolegë teksa e kanë uruar për këtë përvjetor, kanë kujtuar rolin e Budes tek filmi “Kur Hidheshin Themelet”, apo në teatër ai i Kornelias te “Mbreti Lir” dhe deri tek shfaqja më e fundit që e ngjiti atë në skenë, “Mbretëresha e bukur”.

“Këtë surprizë në këtë moshë nuk e prisja. Jam shumë e emocionuar sepse. Të vjen mirë kur kupton se ke bërë diçka në jetë dhe të vlerësojnë me një ceremoni të tillë”, u shpreh Pelingu.

Përveç emocioneve që ka përcjellë tek publiku, aktorja ka lënë mbresa të veçanta edhe tek kolegët e saj me të cilët ka ndarë skenën dhe ekranin ndër vite.

“Drita Pelingu ka një karrierë të shkëlqyer si aktore. Ka punuar 60 vjet dhe ka pasur role të shkëlqyera. Puna e saj ka qenë kolosale”, theksoi aktori Mërkur Bozgo.

Drita Pelingu  ka qenë femra e parë që u fut në shkollën e dramës. Gjithashtu një ndër artistët që themeluan Teatrin Kombëtar, ku ajo filloi të luante në vitin 1946. Për 35 vjet me radhë, ajo mësoi breza të tërë studentësh në Akademinë e Lartë të Arteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA