Topi viziton Akademine e Mbrojtjes

05/12/2011 00:00

Presidenti i Republikës, Bamir Topi njeheresh Komandant i Forcave të
Armatosura Shqiptare vizitoi paraditen e se henes Komandën e Doktrinës
dhe Stërvitjes në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, ku u prit me
ceremonial zyrtar nga drejtuesit e larte te ushtrise shqiptare.

Në panelin e zhvilluar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, në prani të ushtarakëve të Forcave Tokësore dhe Detare që marrin pjesë në Kursin e Lartë të Oficerit, Presidenti Topi, uroi të gjithë ushtarakët shqiptarë në 99-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura.

Kreu i shtetit ne fjalen e tij vleresoi anetaresimin e Shqiperise ne NATO si momentin me te rendesishem te Forcave te Armatosura qe nga themelimi. Duke sjell ne vemendje ndihmen e vendeve te ndryshme per anetaresimin e Shqiperise, zoti Topi tha se vetem ndihma nuk mjafton por duhet pune dhe reforma per ta merituar kete arritje.

Duke mbyllur ligjëratën, Kryetari i Shtetit dhe njëkohësisht edhe Komandanti i Përgjithshëm vuri në dukje zhvillimin dhe dimensionin e ri qe kane marre Forcat e Armatosura Shqiptare duke u bazuar edhe ne pergezimet qe ushtaraket shqiptare kane marre nga partnered europiane per misionet paqeruajtese ne vende te ndryshme te botes.

Top Channel