OKB: Siria drejt luftës civile

02/12/2011 19:50

Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara lëshon alarmin për nisjen e një lufte civile në Siri nëse regjimi i presidentit Bashar al-Assad nuk u jep fund raprezaljeve kundër civilëve që protesojnë kundër tij.

Në një takim urgjent në Gjenevë, ku tematika kryesore ishte Siria, Këshilli vëren se risqet për nisjen e një lufte civile në Siri janë tepër të mëdha, sidomos tashmë pas daljes në publik të asaj që quhet “Ushtria Siriane për Liri”, e përbërë nga dezertorë të ushtrisë së Assad.

“Sulmet e në rritje të forcave opozitare të armatosura, përfshirë këtu edhe të ashtuquajturën Ushtria e Siriane e Lirisë, kundër forcave qeveritare të sigurisë, do të cojë në përshkallëzimin e dhunës”, deklaroi Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay.

Këshilli i bën thirrje komunitetit ndërkombëtare të ndërhyjë urgjentisht dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të mbrojtur popullin sirian. 

Top Channel