Siri, betejë mes ushtarëve dhe dezertorëve

01/12/2011 04:51

Shtatë ushtarë të qeverisë siriane u vranë në një konfortim me armë zjarri kundër dezertorëve në qytetin jugor Dael.

Duket se pas muajve të tërë të mbushur me trazira, që gjithnjë janë shtypur me dhunë, gjithçka po rrëshqet drejt një lufte civile.
 
Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, njoftoi se ushtarët kishin hyrë në qytet në bordin e 30 autobusëve militarë.

Në pasditen e vonë dy automjete të forcave të sigurisë u përfshinë në konfrontime të ashpra me dezertorët nga ku mbetën të vrarë edhe shtatë ushtarët.

Ndërkohë që para pak ditësh autoriteti i përkohshëm i qeverisë në Libi i ofroi ndihmë financiare dhe ushtarake dezertorëve sirianë, që prej disa muaj luftojnë kundër regjimit të Assad-it.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA