SHBA-Birmani, kapitull i ri

01/12/2011 09:00

Presidenti i Birmanisë, Thein Sein ka përshëndetur “kapitullin e ri” të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, gjatë bisedimeve me sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton, në kryeqytetin e vendit.

Zonja Clinton, zyrtarja më e vjetër amerikane që viziton vendin në gjysmëshekulli, i tha presidentit se ishte e inkurajuar nga ndryshimet e fundit politike në Birmani.

Shtetet e Bashkuara aplikojnë sanksione të rrepta ndaj disa figurave historike të vendit aziatik, por një seri reformash të ndërmarra këtë vit kanë cuar në spekullimet se izolimi që zgjat prej disa dekadash po shkon drejt fundit.

Megjithatë, autoritetet amerikane kanë theksuar se ka pak gjasa që të njoftohet ndonjë lehtësim i mundshëm i sanksioneve gjatë vizitës së zonjës Clinton.

Analistët thonë se Shtetet e Bashkuara do të shqyrtojnë veprime simbolike si rritja e pranisë së misionit të tyre në Birmani në nivel ambasade.

Pas bisedimeve me Thein Sein në kryeqytetin e vjetër Nay Pyi Tau, zonja Clinton pritet të drejtohet për në qytetin kryesor, Rangun, për t’u takuar me lideren pro-demokratike Aung San Suu Kyi.

Partia e zonjës Suu Kyi, Lidhja Kombëtare për Demokraci u regjistrua sërish së fundmi si parti politike dhe pritet të garojë për Parlamentin në zgjedhjet e ardhshme.

LKD ka vepruar jashtë sistemit politik për dy dekada dhe zonja Suu Kyi e ka kaluar shumicën e asaj kohe në burgim. Ajo u lirua pak pasi qeveria aktuale erdhi në pushtet.

Top Channel