Gjermania: Qytetarë, na ndihmoni ndaj neonazistëve

01/12/2011 15:40

Autoritetet gjermane kërkuan ndihmën e publikut, në hetimin e një rrjeti neonazist, përgjegjës për vrasjen e dhjetë shtetasve të huaj.

Në një komunikatë të policisë gjatë të enjtes iu kërkua qytetarëve që të ndihmojnë forcat e rendit, duke ndarë me ta çdo informacion që mund të kenë.

Njëkohësisht, u lëshuan emrat e falsifikuar të tre prej katër të arrestuarve, të cilët përdornin disa dëshmi identiteti për të marrë me qera apartamente apo për të prerë abone në transportin publik.

Ekzistenca e grupit famëkeq, i vetëquajtur “Lëvizja Nacional Socialiste e Nëndheshme”, erdhi pasi dy neonazistë u arrestuan për grabitjen e një banke. Si rrjedhojë, dy të tjerë vranë veten, njëri u vetëdorëzua dhe një i katërt u arrestua gjatë javës.

Grupi i neonazistëve rrëmbeu dhe ekzekutoi tetë shtetas turq, një greke dhe një police vendase, me qëllimin e “pastrimit të racës” gjermane. Ngjarjet e frymëzuara nga doktrina naziste ndodhën në pesë qytete të ndryshme gjermane. Për t’u kundërpërgjigjur, autoritetet kanë vendosur që të krijojnë një regjistër kombëtar për të gjithë personat që i përkasin lëvizjeve ekstremiste.

Top Channel