Vlerësim negativ bankave

30/11/2011 00:00

Vendimi i ‘Standard and Poor`s’ për të ulur në klasifikim disa prej
bankave më të mëdha të botës ka pasur ndikim të menjëhershëm në tregjet
financiare.

Aksionet europiane jane gjendur nen presion pas levisjes me te fundit te agjensise se vleresimit te riskut qe uli shkallen e besueshmerise per nje sere institucionesh madhore financiare, perfshire bankat amerikane ‘Citygroup’, ‘Goldman Sachs’, ‘JPMorgan Chase’, ‘Bank of America’, si dhe britaniket ‘Barclays’, ‘HSBC’ apo zviceranen ‘UBS’. Ulja ne klasifikim, qe prek gjithsej 37 banka, mund te coje ne rritjen e kostos se huamarrjes per bankat dhe te ndikoje negativisht mbi financat e tyre edhe keshtu te lekundura. Sipas ‘Washington Post’, pasojat e ketij hapi mund t’i ndjeje me shume “Bank of Amerika”, aksionet e se ciles humben kete vit 62% te vleres ne bursen e New York-ut. Instituti i dyte me i madh i ketij lloji ne Amerike per nga asetet njoftoi se ulja ne klasifikim mund t`i kushtoje miliarda dollare ne terma interesi e t’i veshtiresoje aksesin ne kredite nderbankare.

“Standard and Poor`s” nuk ka qene kritike per te gjithe ne vendimin e saj. Ne fakt, agjensia ka ngritur klasifikimin per dy banka kineze, ‘Bank of China Ltd’ dhe ‘China Construction Bank Corp’. Kjo levizje vjen ne nje kohe shqetesimesh ne rritje mbi shendetin e sektorit bankar te vendit. Bankat kineze kane dhene hua te medha keto vitet e fundit, ne perpjekje per te siguruar nje rritje shendoshe ekonomike gjate krizes financiare globale. Por ngadalesimi i ekonomise boterore ka patur efektin e tij, duke mbjelle shqetesim sidomos mbi nje rritje te borxheve te keqija ne bankat kineze.

Top Channel