Shpallet në kërkim Valer Xheka

30/11/2011 20:45

Ish-shefit të sindikatave Valer Xheka, një nga emrat më të njohur në politikën shqiptare pas viteve 1991, i është sekuestruar e gjithë pasuria me vendim të gjykatës së Tiranë, pas akuzave për vjedhje të pronave të BSHP-së.

Xheka është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi nuk ndodhet në Shqipëri, por dysohet të jetë me banim në Francë. Policia në bashkëpunim edhe me task forcën në prokurorinë e Tiranës, ekzekutoi vendimin e gjykatës per 61-vjecarin.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani janë bllokuar rreth 279 mijë dollarë, 98 mijë euro dhe 400.000 lekë. Po ashtu, janë sekuestruar 3 ndërtesa me sipërfaqe 1 mijë e 800 metra katrorë dhe një sipërfaqe trualli 6909 metra katrorë në kryeqytet.

Valer Xheka akuzohet për “shpërdorim detyre”, “mashtrim” dhe “falsifikimi të dokumenteve”, vepra penale këto të konsumuara gjatë kohës që ai drejtonte BSPSH-në.

Ai ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme ish-shtypshkronjën “11 Shkurti”, si edhe tre ndërtesa me sipërfaqe prej 1 mijë e 800 metra katrorë.

Në pronësi të tij ka edhe një sipërfaqe trualli 6909 metra katrorë në vendin e quajtur “Kodra e Priftit”, në Tiranë. Të gjitha këto prona të dikurshme të sindikatave.

Sipas policisë, ish-kreu i sindikatave Valer Xheka, në mënyrë të kundërligjshme ua kalonte këto pasuri të afërmve të tij dhe më pas këta familjarë ia kalonin sërish atij me certifikatë pronësie.

Për të është ngritur edhe akuza e “pastrimit te produkteve të veprës penale”. Strukturat e Policisë së Shtetit dhe të prokurorisë, nga gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë, kanë vendosur masa të sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare të këtij shtetasi dhe familjarëve të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA