SHBA mirëpret vendimin e Bankave Qendrore

30/11/2011 19:20

Lëvizja e Bankave Qendrore në shkallë globale për të rritur dhe garantuar likuiditetin, është përshëndetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin dhe përkrahin fort vendimin e Bankave Qendrore. Të tilla nisma kontribuojnë në uljen e presionit ndaj sistemit financiar europian dhe do të ndihmojnë në rimëkëmbjen e tregjeve dhe ekonomisë globale”, deklaroi kreu i Departamentit të Thesarit, Timothy Geithner.

Bankat Qendrore morën vendim për të dalë garantuese të likuiditetit të sistemit financiar. Kjo lëvizje pritet të rrisë besueshmërinë ndaj bankave të nivelit të dytë dhe synon rigjallërimin e kredisë.

Top Channel