Puthja Netanjahu – Abass

29/11/2011 00:00

Beneton prezanton në Tel Aviv, puthjen mes kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu dhe  presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmund Abaz, si pjesë e fushatës së saj publicitare.

Pronari i Beneton në Izrael, Eran Veizner, duke folur nga Rishon Letzion, ku firma italiane e veshjeve do të celë brenda pak javësh dyqanin e dytë, tha se kjo ide nuk duhet të merret shumë seriozisht.

Tre postera të mëdhenj janë vendosur përgjatë autostradës kryesore Ajlon. Banorët e Tel Avivit shprehën mendime të ndryshme përballë reklamës.

“Cdo fushatë dashurie është e mirë”, thotë njëri prej tyre.

Edhe një izraelit tjetër e quan të shkëlqyer. “Dy udhëheqës që politikisht janë të huaj, mes tyre shndërrohen në dy njerëz që puthen, është e mrekullueshme”.

Javën e kaluar, Beneton u detyrua të tërheqë një prej foto-montazheve, ku Papa Benedikti i XVI puthte imamin e Egjiptit, pasi Vatikani deklaroi se do të ndërmarrë hapa ligjore për të ndaluar shpërndarjen e fotos nëpër botë.

Top Channel