Polonia: Gjermania të shpëtojë eurozonën

29/11/2011 00:00

Polonia i drejton ekonomise me te fuqishme te Bashkimit Europian, Gjermanisë, një apel për të shpëtuar Eurozonen.

Thirrja per nderhyrjen e Berlinit erdhi nga shefi i diplomacise polake Radoslaw Sikorski gjate nje fjalimi teper te sinqerte ne kryeqytetin gjerman, i cili permendi shkarazi edhe te kaluaren e trazuar te marredhenieve te vendit te tij me fqinjin e vet me te madh.

“Do te kthehem ndoshta ne te parin minister te Jashtem te historise se Polonise qe ben nje deklarate te tille, por ja ku po e them: I druhem fuqise se Gjermanise me pak sesa mosveprimit te saj”, u shpreh Radoslaw Sikorski, minister i Jashtem i Polonise.

Per Sikorskin, kriza e borxhit te jashtem ne Eurozone eshte kercenimi me i madh qe i kanoset stabilitetit te Polonise.

“Rreziku me i madh per sigurine dhe prosperitetin e vendit tim sot do te ishte kolapsi i zones se euros. Ndaj i kerkoj Gjermanise qe per te miren e saj dhe tonen, t`i vije ne ndihme unionit monetar, qe te mbijetoje e te lulezoje. E dini mire te gjithe se askush tjeter nuk mund ta beje nje gje te tille”, tha Sikorskin.

Ministri nuk e tha hapur se cfare saktesisht kerkon Polonia qe Gjermania te beje ne kete rast. Por zyrtare polake kane shprehur ne te kaluaren mbeshtetjen e tyre per eurobondet e garantuara bashkarisht nga vendet anetare te eurozones. Deri tani, Berlini eshte shfaqur si kundershtar i obligacioneve te perbashketa dhe nje roli me aktiv te Bankes Qendrore Europiane ne uljen e kostos se huamarrjes per vendet nen presion. Ne komentet e saj, kancelarja Angela Merkel ka kembengulur gjithmone qe Europa t’i shkoje problemit deri ne rrenje e ta zgjidhe permes reformave ne traktatet e bllokut për forcimin e bashkimit monetar.
 

Top Channel