Lady Gaga: Lidhjet e mia dështojnë gjithmonë

29/11/2011 18:05

Lady Gaga hapi kapitullin më të fshehtë të jetës së saj, në një intervistë për një revistë rozë, në të cilën rrëfyeu pa doreza zhgënjimet e saj të njëpasnjëshme në dashuri.

Zhgënjimet e këngëtares multimilionere e kanë trishtuar deri në atë pikë sa të mendojë se me shumë gjasa, ka për ta kaluar jetën e saj e vetme.

”Asnjëherë nuk e kam ndierë veten të dashur prej dikujt. Kam një vështirësi për të qenë e dashuruar, edhe pse do të doja shumë të isha e lumtur përkrah një mashkulli”, deklaroi Lady Gaga të martën, në një intervistë për “Vanity Fair”.

”Deri më sot, më ka ndodhur gjithmonë që të përfshihem në lidhje me njerëz shumë krijues, ose krijues në mënyrën e tyre. Gjithmonë në fillim është shumë e bukur, por ata përfundojnë duke më urryer brenda pak kohe. Mbase është problemi im, por nuk e shoh veten që një ditë dikush të më propozojë për martesë”.

Në intervistën e saj, Gaga hodhi poshtë edhe zërat e përhapur për rikthimin e saj tek i dashuri Luc Carl. “Jo, jo. Nuk kam asnjë të dashur dhe nuk kam dalë me asnjeri së fundmi”, theksoi 25-vjeçarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA