Kinë, sërish në det aeroplanmbajtësja “Varyag”

29/11/2011 18:45

Aeroplanmbajtësja e parë kineze, “Varyag” nisi udhëtimin e dytë të saj në Oqeanin Paqësor, në ujëra për të cilat sovraniteti territorial pretendohet nga disa shtete.

Udhëtimi i “Varyag”, një anije e modelit sovjetik, që iu shit Kinës nga Ukraina, mund të tensionojë marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Pekini zyrtar është kujdesur më herët të qetësojë “ujërat” duke deklaruar se udhëtimi i aeroplanmbajtëses kryhet për qëllime studimore dhe stërvitore dhe nuk përbën asnjë kërcënim për fqinjët.

Megjithatë, udhëtimi i parë i “Varyag”, kryer në muajin gusht, shkaktoi tensione mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, që e cilësuan këtë udhëtim si provokim që rrit tensionet në Oqeanin Paqësor.

Top Channel